Deputeti Agron Shehaj ka debatuar me Drejtor i Mbikëqyrjes në BSH, Denis Derralla teksa diskutohet për skemën e mashtrimit me miktrokreditë, në emisionin Top Story.

Shehaj i ka përmendur dhe rastin e Pal Trashajt i cili konsumoi fostoksinë para ambienteve të SPAK duke ndërruar jetë më pas.

Pjesë nga debati:

Shehaj: Një person ka vrarë veten para disa ditësh i dëshpëruar se i kishin marrë gjithçka dhe nuk kishte paguar 300 mijë lekë. Ky është fakt.

Derralla: Jo nuk është fakt, nuk i kanë marrë gjë fare.

Shehaj: Nuk është fakt që vrau veten se kishte probleme me mikrokredirtë? Edhe këtë do ta mohoni?

Derralla: Nuk është fakt që i kanë marrë gjithçka.

Shehaj: Është fakt që ka vrarë veten se kishte probleme me mikrokreditë dhe përmbaruesit?

Derralla: Po ky është fakt, jo i kishin marrë pasuritë

Shehaj: Kini respekt minimalisht për një person se vrau veten se ju nuk bëtë punën tuaj. Dhe ju rrini dhe qeshni.