Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit të koduar “Kiras”, ka vënë në pranga një 24-vjeçar, banues në qytetin verior.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krehëra automatiku me 60  fishekë, dy krehëra pistolete me 14  fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Vijon puna për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kiras”

Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”.

Arrestohet në flagrancë një 24 vjeçar nga policia

Sekuestrohen dy armë zjarri,  municion luftarak,  dylbi disa palë targa e sende të tjera

Në zbatim të planit të masave për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor  të koduar “Kiras”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

S. B. 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër. 

Gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku  me 60  fishekë, dy krëhëra pistolete me 14  fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.