Presidentja argjentinase blen një faqe reklamash në revistën angleze.
Kryeministri britanik mund të jetë befasuar kur në faqet e një reviste prestigjoze britanike ka parë një letër që i dërgohej pikërisht atij.
Autorja e letrës ishte presidentja argjentinase Kirshner e cila për të mundësuar këtë a blerë një faqe reklamash në këtë revistë.
Ajo ka këkruar që Britania e Madhe ti japë fund kolonizimit dhe që Buenos Ajresit ti kthehen ishujt Malvine. Ashtu si ka bërë shumë herë, Argjentina vazhdon të kërkojë respektimin e një rezolute të vitit 1960 të OKB-së nga ana e Britanisë së Madhe.
Në këtë rezolutë i kërkohet të gjithë shteteve anëtare të OKB-së që ti japin fund kolonizimit në të gjitha format e saj.
Letra i është dërguar edhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, ku i bëhet e ditur se ishujt Fakland Malvinas ndodhen rreth 14 mijë kilometra larg Londrës.
Por reagimi i kryeministrit britanik Kamerun ka qenë i menjëherëshëm. Ai ka refuzuar kategorikisht kërkesën e Kirshner, duke thënë se do të bënte të pamundurën për të mbrojtur interesat e banorëve të ishullit.