Gjatë jetës së tij Kirk Douglas gjithmonë ka financuar shoqata bamirëse. Pothuajse 20 ditë nga vdekja, tabloidi Mirror zbulon që aktori i famshëm amerikan ka dhuruar të gjithë pasurinë e tij për bamirësi, pa i lënë asgjë djalit të tij Michael dhe nipërve. Një pasuri prej 61 milion dollarësh.
Ylli që vdiq në 5 shkurt në moshën 103 vjeçare, kishte një pasuri prej 61 milion dollarë. Pjesa më e madhe e trashëgimisë (rreth 51 milion dollarë) janë destinuar për Fondacionin Douglas, e krijuar shumë vite më parë nga vetë Kirk dhe nga bashkëshortja e tij Anne për të ndihmuar personat e vetmuar dhe në vështirësi. Mes benefiteve të fondacionit janë St. Lawrence University, që financon bursat për studentët, Tempulli i Sinai të Westwood, ku ndodhet qendra për fëmijët ‘Kirk and Anne Douglas Childhood Center”, kinemaja e restauruar ‘Kirk Douglas Theatre’ e Culver City dhe në fund spitali pediatrik i Los Angeles.





