Bashkim Habibi, kirurgu i mirënjohur durrsak ka botuar librin “40 vjet bisturi”. Në faqet e ketij libri shtrihet një jetë konkrete që kirurgu Habibi ka kaluar në shërbim të popullit, duke realizuar rreth 9892 operacione.
Secili prej tyre është shoqëruar me material fotografik dhe diapozitivat të cilat i ruan që nga fillimi i veprimtarisë në vitin 1973 e deri në vitin 2013. Janë 2620 foto dhe qindra diapozitiva që i përkasin arsenalit shkencor të shfrytëzuar për botimin e librit.
Kolegu i tij dr.Dhimitraq Gjergo ka shkruar për “40 vjet bisturi” se me këtë libër mbresëlënës, Bashkim Habibi na nderon të gjithëve, veçanërisht kolegët e gjeneratës së tij.
Më herët, Habibi ka botuar librin monumental i "Historiku i spitaleve të Durrësit", i pari libër në llojin e vet në nivel kombëtar.
Në “40 vjet bisturi”, shtrihet një jetë konkrete që kirurgu Habibi ka kaluar në shërbim të popullit. Ai ka përmbledhur në të shtegtimin e një kirurgu të përkushtuar të dokumentuar deri në vlera inventare të punës, si kirurg dhe ortoped, që në operacionin e parë dhe deri ne operacionin e 9892-të të jetës së tij.
Në faqet e librit "40 vjet bisturi", shfaqet figura e një profesionisti të shquar me përkushtim ndaj profesionit dhe me një dashuri të pakufishme për njerëzit që u ka shërbyer.
Dr.Bashkim Habibi është i pari ortoped në historinë e kirurgjisë së Durrësit. Deri më 1984 ka përballuar i vetëm të gjithë volumin e punës të të gjitha interventeve ortopedike dhe traumatologjike, por pas shkëputur nga kirurgjia e përgjithshme.
Gjatë gjithë kësaj kohe ka dokumentuar me rigorozitet përmbajtësor dhe formal të gjithë punën shkencore dhe rutinore të operacioneve në ortopedi-traumatologji dhe të kirurgjisë së përgjithshme.
K.H.