"Punë ka por s’ka profesionistë", është një ndër shprehjet që dëgjojmë shpesh nga kryeministrit Edi Rama, kur dikush guxon t’i vërtetojë të kundërtën.
Është bërë zakon tashmë përshëndetja e Ramës në Facebook, me 'arritjet' e qeverisë në fusha të ndryshme, ndërsa sot ishte radha e shëndetësisë.
"Referimi elektronik i pacientëve nga mjeku i familjes tek mjeku specialist ka eleminuar radhët e pritjes, burokracitë", shkruan ai në Facebook.
Mes komenteve të shumta, bie në sy ai i Remi Likaj, kirurg maksilofacial nga Durrësi, i cili pavarësisht formimit të tij, nuk ka gjetur zgjidhje asgjëkundi për punësim në profesionin e tij.
Ndër të tjera mjeku nga Durrësi shkruan se ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera dhe ka bërë stazhin e punës jashtë vendit, por prej muajsh rend pas një vendi pune.
Komenti i plotë
Remi Likaj Pershendetje Z.Kryeminister.Jam nje mjek specialist Kirurg Oro Maxillo Facial i diplomuar ne Shqiperi gjithashtu dhe me nje stazh pune te konsiderueshem ne spitalin e Ancones ne Itali.Kam mbi 6 muaj qe kerkoj nje vend pune ne spitalet rajonale dhe bashkiake si Durres ,Etj,por drejtoret e spitaleve ma mbyllin deren ne fytyre.Kam mbaruar me mesatare specializimi ekselente por nuk duan Tja dine asnje nga spitalet per sakrificen qe kam bere dhe mundin tim.Kam dorezuar dosjen time bashke me kurrikulumin ,diplomat e trajnimet brenda dhe jashte shtetit ne ministrine e shendetsise.Por asnje pergjigje konkrete.Zoti Kryeminister une dua te punoj dhe te jap maksimumin tim ne baze te njohurive dhe formimit tim si mjek specialist.Ju lutem me ndihmoni qe te gjej nje vend pune ketu ne spital, ne vendin tim.Kam besim se ju dini ti zgjidhni gjerat ne menyren me te mire te mundshme.Te falemnderit.





