Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi është një ndër shembujt më të mirë se suksesi mund të arrihet me shumë punë. Ditën e sotme reperi ka publikuar një nga videoklipet e tij të para, që është realizuar 10 vite më parë.
Gashi ka treguar se asokohe ishte në 3 punë dhe sërish ishte i varfër, por kurrë nuk u dorëzua dhe sot është këtu ku është.
“Isha në 3 punë kur kam xhiruar këtë video. Dhe sërish isha i varfër. Por gjëja më e mirë ishte se nuk u dorëzova… vazhdova përpara”, ka shkruar Gashi.
Më pas ai ka postuar videon nga spektakli i Jimmy Fallon, ku moderatori shfaqet duke mbajtur albumin “1984” të Gashit në duar. Reperi shprehet se 10 vite punë ja kanë vlejtur për të arritur një mbrëmje të tillë të madhe suksesi.





