Një kishë në fshatin Vërnik në Devoll ka rënë preh e vjedhjes dje. Mësohet se në kishën është vjedhur një shumë e vogël parash.

Ndërkohë, autori i vjedhjes ende nuk është kapur, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.

“Më datë 05.07.2024, në fshatin Vërnik, Devoll, në një objekt kulti (kishë), dyshohet se është vjedhur një shumë e vogël parash. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.