26gusht 2015 – Vangjel Dule ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama duke e cilësuar atë vegël të Koço Kokëdhimës për të grabitur jugun. Pas shembjes se kishës në Dhermi, në nje deklaratë të PBDNJ, thuhet se vandalizmi i qeverisë po i lë vendin dhunës, arrogancës dhe hipokrizisë.
“Vandalizmi qeveritar në Shën Athanas, Dhërmi, është dëshmia e radhës dhe më domethënëse se në vendin tone Kushtetueshmëria, shteti i së drejtës, dimensioni human dhe liria e besimit po i lënë vendin përditë edhe më tepër arbitraritetit, arrogancës, dhunës dhe hipokrizisë.
E kapur nga interesa klienteliste, qeveria që dështoi të ndërtojë për qytetarët shkolla dhe spitale, po i shkatërron atij objektet e kultit dhe i dhunon jetën shpirtërore.
Asnjë “patriotizëm” nuk mund të bëhet strehë për qëllimet grabitëse, tashmë të njohura botërisht, të Z. Kokëdhima me mbështetjen e kryeministrit Rama ndaj pronave të Bregut. Në këto kushte bëhet imediate nevoja e ndërhyrjes së komunitetit ndërkombëtar për të vënë në mbrojtje vlerat tona shpirterore nën kërcënim dhe garantuar respektimin e lirisë së besimit në veçanti dhe të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në përgjithësi.
Nën hijen e këtyre zhvillimeve, ku do ta gjejë vallë hipokrizinë proverbiale që do t'i duhet sot kryeministrit Rama për të parë në sy kancelarët Merkel dhe Freyman si edhe kolegët ballkanoperëndimorë në samitin e Vjenës?! Po popullit shqiptar si do t'i shpjegohet që po ia bën përditë edhe më të largët arritjen e endrrës europiane”, thuhet në deklaratën e PBDNJ.
 
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/