Sot ka rënë zjarri në kishën e Korçës, pasi vendi ku ndizen qirinjtë u përfshi nga flakët, ndërsa dhjetra qytetarë fillimisht u përfshinë në panik por më pas u larguan.
Shumë pranë kishës ishte edhe presidenti Ilir Meta, i cili po konsumonte një kafe në një prej lokaleve në qëndër të qytetit pikërisht përballë katedrales, pasi mori pjesë më parë në ceremoninë e hedhjes së Kryqit në ditën e Ujit të Bekuar.
Në momentin kur kisha u përfshi nga flakët, Meta ka parë çdo gjë pasi ndodhej vetëm dy hapa larg saj. Kreu i shtetit shoqërohej nga prefekti Dhori Spirollari dhe ish-deputetë të qarkut.
Është dashur ndërhyrja e zjarrëfikëses për të vënë situatën nën kontroll dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.





