Vriten gjatë natës në rrethana ende misterioze tre anetarët e një familjeje. Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe, ndërsa familja kishte ardhur nga Italia për pushime.
Tre anëtarët e familjes, babai, nëna dhe vajza ( personat qe shihni ne foton, postuar nga portali ‘Pacensurë’ ) janë gjetur të vrarë në oborrin e banesës.
Familja banonte në qendër të qytetit. “Alsat M” bën me dije se persona të paidentifikuar deri më tani kanë lënë të vrarë Amid Pocestën 55 vjeç, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 53 vjeçe dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 14 vjeçe.
Motivet deri më tani ende nuk dihen, ndërkohë që policia është duke hetuar për ngjarjen.