Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u thirr në SPAK për dosjen e “21 Janarit”, është shprehur se është një çështje e hetuar, sipas ish-kryeministrit, nga armiqtë e tij më të egër.
Berisha theksoi se nuk është thirrur asnjëherë për t’u pyetur lidhur me dosjen, duke shtuar se “kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia”.
“Ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune”, deklaroi kryedemokrati.
Sali Berisha: Festa e parë e Altin Troplinit, sipas tij, mban datën 3 nëntor, datën që unë isha këtu, isha para jush në zyrat e SKAPIT.
Dhe donte jo njoftimin tim, por që mercenarë, lakenj të qeverisë në media të hapnin studio televizive jo me Lubinë dhe Ramën me vjedhjet e tyre, por se e ftuam, nuk e ftuam, erdhi, nuk erdhi. Këto janë gjëra të turpshme.
Asnjë person nuk ka ardhur të më thotë orë dhe datë.
Kam dy poste elektronike, njëra e imja, tjetra e Parlamentit që nuk e përdor, vetëm njëherë e kam përdorur që ishte e detyrueshme. Por, unë kam një numër që e njeh gjithë bota. Aty s’ka ardhur asgjë. Z. Peleshi nuk ka sjellë asgjë, po të vësh dorën në zjarr për Peleshin, të digjet dora dhe trupi. Për çdo thirrje, unë paraqitem është ligji im, është ligj i pandryshuar i jetës sime.
Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku. Për temën, edhe pse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër të mi publikë. Nuk jam thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.
Prokuroria e Shtetit nuk më ka thirrur sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte agjendë dhune.





