Dy shqiptarë që merreshin me tregti droge në Angli, janë dënuar me 14 vite burg për furnizimin e kokainës me vlerë mbi 400,000 paund në Surrey.
Në Gjykatën Chichester Crown, më 31 mars 2025, Mirjan Kastrati, 35 vjeç, nga Romford, u dënua me 6 vjet e 3 muaj burg pasi u shpall fajtor për furnizim të kokainës. Pas një gjyqi gjashtë-ditor, Mario Gilaj, 24 vjeç, gjithashtu nga Romford, u dënua me 8 vjet burg për të njëjtin krim.
Sipas policisë në Surrey, hetimi nisi më 5 shtator 2024, kur oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në një adresë në Dartford, e cila përdorej nga dy të akuzuarit si “qendër thirrjesh” (call center) për furnizimin me kokainë në Surrey.


Gjatë ekzekutimit të urdhrit, oficerët e kapën Mirjan Kastratin në flagrancë teksa negocioi marrëveshje droge dhe komunikonte me klientët. Mario Gilaj u arrestua gjithashtu kur tentoi të largohej nga ambienti.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se dy shqiptarët ishin përgjegjës për furnizimin e rreth 4 kilogramëve kokainë në Surrey në periudhën korrik-shtator 2024, me një vlerë të përgjithshme prej 413,000 paund.