Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan një 43-vjeçar, i cili ka goditur me mjetin e tij një 27-vjeçar pas një konflikti që ata kishin më herët.
Policia e Tiranës njofton se u arrestua shtetasi A. M., 43 vjeç.
Dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, ka goditur me automjet, një 27-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.