Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë (21 shkurt) në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën dhe dy djemtë e saj.
Si pasojë ka mbetur e vrarë 63-vjeçarja dhe djali i saj 38-vjeçar ka humbur jetën në vend, ndërsa i plagosur ka mbetur djali tjetër, i cili është dërguar në spitalin e Kumanovës ku i po i jep edhe ndihma mjekësore.
Ngjarja dyshohet se të ketë shkak konfliktet për pronësinë, ndërsa 66-vjeçari është arrestuar nga policia njofton Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut..
“Punonjësit e policisë kanë privuar nga liria D.Gj. 66-vjeçar pasi në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënie e të pazgjidhura pronësore dhe juridike ka shtënë me armë zjarri ndaj motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.