Itali, 21 maj 2014 – Karabinierët e qytezës së Tolentinos ndaluan tre të rinj italianë dhe shqiptarin Elidon Zaka, 23 vjeç. Ata, ndërsa po udhëtonin me makinë, ndeshën në një postbllok të karabinierisë. Ndërsa nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar, djemtë flakën nga makina një qese të madhe ambalazhi, ushqim për qen.

Karabinierët bllokuan makinën dhe gjetën një kilogramë kanabis në qesen e ushqimit për qen. Gjykata në vend të masës së arrestit vendosi masën detyrim paraqitje për katër të rinjtë. Avokatja Alesia Pupo e Zakës arriti ta bindë gjykatën, që droga nuk shërbente për trafik, por për përdorim afatgjatë nga grupi i të rinjve. Shqiptari dhe tre italianët u liruan menjëherë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/