Të paktën 20 refugjatë afganë u gjetën nga policia sot ndërsa ecnin në këmbë përgjatë autostrades Vlorë -Fier.
Ata duket se janë braktisur nga trafikantët në mes të rrugës. Sipas tyre destinacioni ka qenë Shkodra , për të cilën ata kishin paguar 700 euro shkruan Top Channel.
“Taksia na i mori paratë dhe iku”, thotë një tjetër prej tyre ndërsa tregon se kanë një javë në Shqipëri.
Afganët po shoqërohen nga policia dhe pritet të mësohet se çfarë do të ndodhë me ta pas mbërritjes në Fier.





