Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Kukësit, pasi rezultojnë se janë pronarë të një biznesi që e kishin regjistruar si “fast food”, por që e përshtasnin edhe si klinikë dentare.

Mësohet se janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasit:

Myzafere Ugur, 38 vjeçe, banuese në Kukës dhe Hasan Ugur, 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kukës

Ushtronin aktivitet në një klinik dentare të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore, procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasit:

Myzafere Ugur, 38 vjeçe, banuese në Kukës.

Hasan Ugur, 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.

Këta shtetas e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie fast food, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan paisjet dentare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.