Policia e Kavajës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka vijuar kontrollet në kuadër të planit operacional “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve ekonomike gjatë sezonit turistik.
Gjatë kontrolleve në zonën e Golemit, u konstatuan 3 raste të zënies së hapësirave publike pa leje. Tre shtetas, konkretisht P. Gj., 56 vjeç, Q. S., 61 vjeç dhe R. A., 66 vjeç, banues në Golem dhe Kavajë, i kishin përshtatur këto hapësira për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në kundërshtim me ligjin.
Të tre shtetasit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet në zbatim të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.
Procedohen penalisht 3 shtetas, pasi kishin zënë 3 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në zonën e Golemit.
Nga kontrollet u konstatua se shtetasit P. Gj., Q. S. dhe R. A. kishin zënë nga një hapësirë publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.
Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi P. Gj., 56 vjeç, Q. S., 61 vjeç dhe R. A., 66 vjeç, të tre banues në Golem dhe Kavajë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.





