Policia në Himarë njofton se ka proceduar penalisht dy shtetas. Këta persona kishin zënë hapësirën bregdetare në Gjipe, duke vendosur 175 çadra dhe shezlongë pa leje.

“Himarë/Kontrolle të përditshme në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, në zbatim të masave të planit operacional “Plazh i lirë”.

Kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje, procedohen penalisht 2 shtetas.

Sekuestrohen çadrat dhe shezlongët.