Këngëtarja me famë botërore Shakira është sulmuar nga dy derra të egër në një park në Barcelonë.
Në një rrëfim në rrjetin social Instagram ajo tha për ndjekësit se derrat e sulmuan atë dhe i shkatërruan çantën e shpinës teksa ajo ishte në një park me djalin e saj, Milan.
“Shikoni sesi dy derra të egër që më sulmuan në park më kanë lënë çantën,” tha Shakira në Instagram, transmeton BBC News. Ajo tregoi çantën, e cila ishte e shkatërruar dhe e papastër.
“Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim celular,” tha ajo. “Ata kanë shkatërruar gjithçka.” Ajo më pas pyeti djalin e saj 8-vjeçar për incidentin. “Milano, thuaj të vërtetën. Thuaj se si nëna jote i qëndroi derrit të egër,” tha ajo, sipas BBC.
Shakira është personi më i fundit që sulmohet nga derrat e egër në Barcelonë, të cilët vitet e fundit kanë pushtuar qytetin.
Në vitin 2016, policia spanjolle kishte marrë 1187 telefonata nga qytetarët të cilët shprehnin shqetësimin për derrat e egër që kishin dalë nëpër qytet.