Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon trajnerin e Lionit, Bruno Genesio, duke u përleshur me një grup tifozësh. Skena mendohet të ketë ndodhur kur trajneri kishte dalë për një darkë me familjen e tij, teksa shfaqet duke vrapuar për t’iu shmangur agresorëve.

Sulmi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të ecurisë negative të Lionit në këtë sezon teksa ka humbur 2 nga 4 ndeshjet e para në kampionat.

Nuk kanë munguar ironitë ndaj trajnerit Genesio, pas videos të publikuar ku shfaqet ai duke vrapuar. Pamjet me të vërtetë janë absurde dhe të çuditshme.