Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan, në fshatin Mjekës, ku një 36-vjeçar është qëlluar me armë gjahu gjatë mesnatës. Policia bën me dije se viktima është Ardi Bodurri, punonjës i shërbimit pyjor në Elbasan.
Mësohet se 36-vjeçari ka qenë duke ushtruar pasionin e gjuetisë dhe dyshohet se është qëlluar aksidentalisht nga gjuetarët e tjerë që ishin me të.
Bodurri është qëlluar pas kokës, ndërsa ka humbur jetën rrugës për në spitalin Kirurgjik të Elbasanit. Ndërkohë që policia ka shoqëruar personat që ishin me 36-vjeçarin, të cilët dyshohet se e kanë qëlluar gabimisht.
Ardi Bodurri prind i dy fëmijëve, jetonte në qytetin e Elbasanit, ndërsa pas ekspertizës pritet që të përcillet për në banesën e fundit.





