Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në pyllin e fshatit Janjaj në Sarandë. Sipas News 24, viktima është identifikuar si Bekim Brahimi, ndërsa në trup i janë konstatuar plagë të rënda.
Ai kishte shkuar i vetëm për gjah, ku paraprakisht dyshohet se është sulmuar nga derrat e egër. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Raportohet se në fshatin Janjar ushtrohet prej vitesh gjuetia e derrave te egër nga banorët e pakët të mbetur në këtë fshat.





