Një 35-vjeçare nga Durrësi është ndaluar nga policia, pasi më herët kjo shtetase ishte shpallur në kërkim.
Sipas policisë, shtetasja S. J., 35 vjeçe, banuese në Durrës, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
“Kjo shtetase dyshohet të ketë patur dijeni për aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike nga bashkëjetuesi i saj dhe disa shtetas të tjerë (të arrestuar më datë 01.09.2021), por nuk ka kallëzuar”,- njofton policia.





