Ditën e sotme, Valbona Sako, kandidatja e PS-së që fitoi në Durrës në zgjedhjet e 30 qershorit, nuk e mori mandatin pasi gjyqtarja Mimoza Margjeka vendosi të mos ia japë.

Sipas Margjekës, shkak për mosdhënien e mandatit është regjistrimi i kandidates të BD-së për kreun e Bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.

Mirëpo nisur nga kjo situatë në disa portale ka filluar të qarkullojë nje tjetër ‘arsye’. Gazeta Tema dhe Shqiptarja.com, shkruajnë se bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka është një simpatizant i flaktë i PD-së dhe se kjo gjë ka ndikuar në vendimin e Margjekës.

“Ajo nuk ka dashur të futet në sherr me të shoqin, që është një militant i flaktë i PD-së dhe merr pjesë në çdo protestë të kësaj të fundit,”- shkruan Tema ndër të tjera.

Gjithashtu janë publikuar edhe disa foto ku bashkëshorti i gjyqatres shihet prezent në çdo protestë të Partisë Demokratike dhe shprehet: Asnjë hap pas.