Policia ka arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje 31-vjeçarin Ermal Shehaj banues në Kotë, Vlorë.

Në kuadër të një procedimi penal për vjedhje në bashkëpunim policia ka ushtruar kontroll në banesën e Shehaj ku është gjetur një armë zjarri model 56 e kalibrit 7.62 mm dhe 70 copë fishekë luftarakë të fshehur brenda krevatit.

Po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes për të cilën është nisur procedimi.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ''Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', të parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.