Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke mëngjesin e së enjtes në portin Iraklio të Kretës, pas kontrollit sistematik të anijeve. Fillimisht shqiptarit iu zbulua një sasi prej 1.6 gram kokainë.

Por në kontrollin e dytë, autoritetet zbuluan se 31-vjeçari shqiptar kishte prerë pjesën e poshtme të një shisheje shampo, në të cilën u gjet e fshehur 34.8 gram të tjera kokainë, e cila u gjet e ambalazhuar nga katër shishe plastike, shkruan protothema.

Nga kontrolli shqiptarit iu gjet gjithashtu edhe një peshore elektronike, pipëza me gjurmë kokaine, dy telefona celularë dhe një shumë prej 85 euro.