Një i moshuar  është gjendur i pajetë në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Disa ditë më parë e bija ka bërë deklarim në polici që ka humbur kontaktet me babain. Ai u gjet i pajetë nga banorët ndërsa trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Korçës.