Një 42-vjeçar nga fshati Dunicë, njësia Administrative Trebinjë, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të premte. Mësohet se 42-vjeçari Kledjan Çollaku pas Covidit po përballej me një situatë të rënduar psikologjike.

Çollaku kishte kaluar Covid-19 vetëm 2 javë më parë ndërsa të afërmit pohojnë se gjendja psikologjike ishte rënduar së fundmi duke u thënë familjarëve se do të vdiste nga ajo që kaloi.