Nëse e ndiqni në rrjetet sociale me siguri keni dyshuar çfarë ndërhyrje mund të ketë bërë, e nëse nuk e ndiqni do të mbeteni të shtangur nga ndryshimi i Erioni Isait, dikur aktor humori ndërsa sot kryetar bashke i Kolonjës.
Isai ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka zbuluar për të gjithë publikun ndërhyrjet estetike që ka bërë në fytyrën e tij. Erjoni ka pranuar hapur që ka bërë një ndërhyrje për të korrigjuar hundën dhe veshët e tij.
Ai ka treguar se ka marrë vendim për të bërë këto ndryshime në fytyrën e tij për shkak se i dëshironte dhe pavarësisht se u nisën për ndërhyrje estetike, ai përfundoi në një operacion shëndetësor për shkak se kishte probleme me frymëmarrjen.