Policia italiane ka arrestuar një shqiptarë për shkak se akuzohet për trafikim kokaine.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 24-vjeçari shqiptar kishte kthyer garazhin e banesës së tij në një dyqan ku të vjetër vinin dhe blinin kokainë.

Pas kontrolleve, policia italiane i gjeti të riut shqiptar një sasi prej 75 kilogramë kokainë, të cilën e kishte fshehur në makinën që kishte parkuar në garazh.

Po ashtu policia ka arrestuar edhe bashkëpuntorin e tij, një 46-vjeçar me orgjinë nga Roma.

Sipas raportimeve në mediat italiane, nëse droga do arrinte të shitej do të kapte vlerën e të paktën 4 milionë eurove.