Një 59-vjeçare nga fshati Gjorm i Selenicës ka përfunduar në pranga nga Policia e Vlorës pasi ka rezultuar se në pronën e saj kishte kultivuar 6 bimë kanabisi.
Policia thotë se bimët janë asgjësuar përmes djegies, teksa 59-vjeçarja do të përballet me akuzat.
Njoftimi i policisë:
‘‘Stacioni i Policisë Selenicë arrestoi shtetasen L. M., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjorm, Selenicë, pasi gjatë kontrollit në pronën e saj, në fshatin Gjorm, u gjetën të kultivuara 6 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie”, thotë Policia.