Ndalohet i riu i shpallur në kërkim pasi ndihmoi një shtetas të largohej nga vendngjarja, menjëherë sapo kishte plagosur me armë zjarri një person.

Policia e Durrësit njofton se u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim S. K.,18 vjeç, banues në Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.07.2021, i ka caktuar masën me “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ky shtetas, më datë 10.07.2021, në fshatin Shënvlash, Durrës, ka ndihmuar shtetasin L. K., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi ky i fundit ka plagosur me armë zjarri një shtetas.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.