Nje trup është gjetur i pajetë në lagjen “ Mbrostar Ferko” në Fier. Viktor Cuko, 64 vjeç kishte një javë që nuk dilte nga banesa dhe familjarët nuk po mund të kontaktonin me të. Cuko jetonte i vetëm ndërsa familjarët e tij ndodhen jashtë vendit.
Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi i zjarrfikes, policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
64- vjeçari është gjetur i pajetë në shtratin e vet dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka qenë natyrale.
Ndërkohë trupi i 64- vjeçarit është transportuar drejt morgut të qytetit.





