Sa herë, në familje, një adoleshenti i ndodh të dëgjojë: “Nëse nuk ke bërë detyrat e shtëpisë nuk do të shkosh të luash me shokët”. Gjithçka në rregull deri këtu: në fillim vijnë detyrat, më pas argëtimi. Por ndryshon çështja nëse djaloshi në fjalë, talent me një të ardhme të shndritshme, ka qenë i detyruar të mungojë në një ndeshje të rëndësishme të Champions League.
Gjithsesi, ky fakt nuk i ka bërë prindërit e tij të ndryshojnë mendje, me Bayer Leverkusen që ka udhëtuar në fushën e Atletico Madrid pa Kai Havertz. Aryseja? Ai kishte një provim në shkollë. Mungesa e tij është konfirmuar nga një postim i bërë në tëitter nga vetë klubit gjerman: “Havertz do të mungojë sepse ka një provim të rëndësishëm në shkollë”. Një histori e veçantë kjo e talentit të ri gjerman, i cili është akoma nën moshë, por titullar i pazëvendësueshëm te skuadra e “Aspirinave”. Debutimi i tij ka ardhur 15 tetorin e kaluar kundër Werder Bremen. Nga ajo ndeshja minutat e tij kanë qenë në rritje të vazhdueshme, 19 ndeshje (3 në Champions League) dhe 3 asiste. Gjithsesi, nuk do të kishte ndryshuar shumë edhe nëse ai do të kishte udhëtuar drejt “Vicente Calderon” pasi Atletico e kishte siguruar kualifikimin në ndeshjen e parë të fituar 4-2 në Gjermani.