Ish-deputeti i Rajonit të Luhansk, republikë e vetëshpallur e pavarur është gjetur i vdekur ditën e sotme.
Javën e fundit ai mbajti në mënyrë aktive një qëndrim prorus.
Më 1 mars 2022, gruaja e tij deklaroi se ai ishte rrëmbyer nga persona të panjohur me uniformë kamuflazhi. Mediat e huaja raportojnë se është goditur me armë zjarri në zemër.
“Ai kishte shumë para. Me shumë mundësi, me mbështetjen e Rusisë.
Por, kur trupat ruse iu afruan Kremennajës 15 km larg, Vladimir Struk u gjykua nga një gjykatë popullore.
Me sa duket, ai u qëllua nga patriotë të panjohur si tradhtar“, – shkruan Anton Gerashchenko, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.





