Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin G. E., 30 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas u kap jashtë banesës, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve ose vizave”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.