Gjatë fjalës së tij Tedi Blushi bëri një deklaratë të fortë, kur tha se dje sulmi ka qenë i planifikuar dhe se Erion Veliaj ka qenë i veshur me antiplumb, pasi sipas tij pa pasur skenar për gjakderdhje. 

“Ngjarja e djeshme është planifikuar dhe ishte planifikuar që në atë seancë të kishte gjakderdhje, kryetari ka qenë i veshur me antiplumb dhe brenda në sallë kanë qenë persona të armatosur dhe civilë”, u shpreh Blushi, i cili dje u konfliktua fizikisht me Halit Valterin. 

Po ashtu edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar Erion Veliajn duke thënë se ka futur njerëz të armatosur për të trembur Blushin. 

“Fusin njerëz të armatosur për të trembur Tedi Blushin, trembet Tedi Blushi? Tremben disa këshilltarë që u vënë çmimin. Metës dhe Blushit nuk i vë dot çmim njeri. Nuk lënë gazetarët e mediat që qytetarët mos informohen se si lidhen me prindin 1 dhe 2. Do mblidhemi në protestë”, tha Meta. 

“Këta kujtojnë se do të shuajnë një komb që i ka mbijetuar stuhive shumë më të tmerrshme. Ndaj e theksoj edhe një herë, morri që kreu atentatin… dihet nga të gjithë se kush është”, u shpreh kreu i PL.