Fqinjët e familjes Hoxha tregojnë se Xhevair Hoxha, nuk kishte qenë dakord me bashkëjetesën e djalit të tij me Merushe Hazizin, të cilën e masakroi sot me thikë për vdekje.
Një e afërme shton se vetëm para tre ditësh e kishte parë 61-vjeçarin Xhevahir Hoxha që të vinte vërdallë shtëpisë me kosë bari në dorë dhe i kishte thënë ta hiqte nga dora.
Por, burri që sot pasi vrau të renë, u vetëvar, i kishte thënë se Hazizi nuk ishte nuse për djalin e tij pasi mbante thonj të gjatë.
“Kishin sherre të vazhdueshme. Para tre ditësh Xhevahiri ishte te shtëpia jonë me kosore bari në dorë dhe i thash mos bëj ndonjë gafë, por ai tha që atë do ta vras.
Më tha që kishte vendosur që të vriste djalin, nusen dhe veten. Më thoshte se nuk është nuse për ne ajo, i ka thonjtë e gjatë, etj.
Thoshte mos e mbaj nusen në shtëpi. Nuk ta dua atë në shtëpi. Ai i kishte thënë djalit gjithmonë që do t’ja vriste nusen, edhe atë dhe do të vetëvarej.
Djali ishte i martuar më parë, kishte një fëmijë 8 vjeç, por nuk e donte atë dhe u ndanë, mori këtë,”- tregon e afërmja e tyre.





