Policia lokale e mbështetur nga FNSH, ka kryer kontrolle në lokale dhe akse rrugore për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale.

Si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative u kap një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha të parave kryer në Greqi.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve në lokalet e natës u shoqëruan për verifikim 9 persona. Policia e Delvinës bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit Aleks Çoba, 48 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në shtetin grek.

Për këtë shtetas u ekzekutua Vendimi penal datë 20.09.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja” .