Një 43-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit, pasi kishte zënë 250m2 hapësirë bregdetare në zonën e mbrojtur të Karaburunit, ku kishte vendosur 120 shezlongë pa leje.
Pas verifikimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve, AKB-në dhe Policinë Bashkiake Vlorë, është konstatuar se për llogari të subjektit që administronte shtetasi P. N., ishin zënë 250 m² hapësirë bregdetare në zonë të mbrojtur në Karaburun, me 120 shezlongë të vënë pa leje. Më tej, është konstatuar se në këtë subjekt ishin punësuar shtetas të pasiguruar dhe nuk lëshoheshin kuponë tatimorë për shërbimet që ofroheshin.
Njoftimi zyrtar
Kishte zënë 250 m² hapësirë bregdetare në zonë të mbrojtur në Karaburun, me 120 shezlongë të vënë pa leje, si dhe në subjektin që administronte, kishte punonjës të pasiguruar dhe nuk lëshoheshin kuponë tatimorë, procedohet penalisht 43-vjeçari.
Sekuestrohen shezlongët.
Pas verifikimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve, AKB-në dhe Policinë Bashkiake Vlorë, është konstatuar se për llogari të subjektit që administronte shtetasi P. N., ishin zënë 250 m² hapësirë bregdetare në zonë të mbrojtur në Karaburun, me 120 shezlongë të vënë pa leje. Më tej, është konstatuar se në këtë subjekt ishin punësuar shtetas të pasiguruar dhe nuk lëshoheshin kuponë tatimorë për shërbimet që ofroheshin.
Në përfundim të veprimeve procedurale, për këto paligjshmëri, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 43 vjeç, banues në Vlorë.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.