Bashkia e Korçës ka bërë të ditur se kitaristi dhe kompozitori amerikan, Ronald Jay Blumenthal, do ta vizitojë Shqipërinë.
I njohur me emrin skenik Bumblefoot, 43-vjeçari do të jetë i pranishëm në “Festën e Birrës” në qytetin e Korçës më 18 gusht, ka njoftuar kreu Korçës, Niko Peleshi, përmes Facebookut.
Bumblefoot që nga viti 2006 është kitarist i bendit legjendar “Guns ‘N Roses”, pas ndryshimeve të shumta në grup që bëri frontmeni Axl Rose.
Ai iu bashkua grupit me rekomandim të mjeshtrit të kitarës, Joe Satriani, ndërsa performon edhe në albumin “Chinese Democracy”.





