Turqi, 11 qershor 2014 – Aktori i famshëm turk, Kivanc Tatlitug (Behluli tek “Dashuri e Ndaluar”) nuk tregohet gjithmonë dashamirës me fansat e tij.

Aktorin e kanë nervozuar dy fansa teksa përpiqeshin ta fotografonin atë teksa ishte duke ecur me të dashurën e tij.

Sapo aktori ka vënë re që po e fotografonin ka bërtitur dhe ka kërkuar llogari se për çfarë duhej të fotografohej dhe se çfarë do të bënin me ato foto.

Pas këtij incidenti, aktori shkruajti në Twitter, se ndihej i nervozuar dhe se është një turp për ata që e fotografojnë duke ndërhyrë në privacinë e tij.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/