Zhoze Murinjo deklaroi para dy ditësh se e habiste fakti që klubet më të mira në botë drejtohen nga trajnerë pa histori. Kjo fjali e thënë prej tij u cilësua si thumbim për trajnerin aktual të Interit, Kristian Kivu. Kjo për shkak se ai mori drejtimin e zikaltërve pasi kishte drejtuar Parmën në 13 ndeshje në Seria A.

Por rumuni nuk e ka lënë me kaq thumbimin e portugezit teksa i është përgjigjur në distancë: “Pavarësisht zhurmës nga miqtë dhe armiqtë, ekipi vazhdon të punojë shumë, duke ndjekur ëndrrën për të qenë konkurrues.”