Kristian Kivu u mundua të tregohej i qetë, pasi Interi u mposht në derbi nga Milani. Kuqezinjtë fituam 0-1 falë golit të Pulisiç në pjesën e dytë. Kivu po ashtu hoqi përgjegjësinë edhe nga portieri Somer. Kështu tha se nuk dëshironte t’i tregonte gishtin askush. “Nuk është vetëm ajo që krijuam, por edhe paraqitja dhe vëmendja që vumë në fushë. Herën e vetme që humbëm një top të dytë na shënuan gol. Marr me vete paraqitjen e mirë të djemve, pavarësisht zhgënjimit nga goli i pësuar. I provuam të gjitha mënyrat, dua të shoh këtë shpirt. Më pas, kur humb dhe arrin në katër humbje, janë shumë. Por renditja është e ngushtë, jemi aty dhe duhet të qëndrojmë të varur pas saj. Një ndeshje e tillë, nga këndvështrimi i frustrimit, mund të lërë gjurmë.

E di çfarë krijojmë dhe çfarë lejojmë, rreziqet që marrim. Individualisht nuk gjykoj askënd sepse të mitë janë më të mirët nga këndvështrimi im. Nuk do t’i tregoja gishtin askujt, sepse nëse e bën këtë, ka aromë dështimi. Mund të bënim të gjithë më mirë, jemi të gjithë bashkë brenda kësaj. Detyra jonë është vetëm të ngrihemi përsëri. Me karakteristikat që kemi, jemi të detyruar të sulmojmë me shumë lojtarë dhe kjo na ekspozon më shumë. Por sot pësuam vetëm një kundërsulm dhe ishte fatal. Për rreziqet që marrim, zakonisht kemi pësuar pak. Ndoshta duhet të ndiejmë më shumë rrezikun, të bëjmë disa faulle dhe të marrim disa kartonë të verdhë më shumë.

Ishte mirë fizikisht, ishte një zgjedhje teknike. Ata që janë në stol kanë meritën të përpiqen të japin kontribut. Ishte një zgjedhje ime. Fiton gjithmonë ai që shënon një gol më shumë dhe fatkeqësisht kësaj radhe ata ishin. Bëmë një paraqitje të mirë, u përpoqëm të ishim dominues dhe ruajtëm ekuilibrin. Ky është futbolli. Pësuam gol në kundërsulmin e parë. U përpoqëm ta kthenim, por na mungoi qartësia dhe qetësia në pasimin e fundit. Reagimi ishte. Goditëm një shtyllë, një traversë dhe humbëm një penallti.

Duhet të përmirësohemi. Të bëjmë më mirë në këto lloj ndeshjesh. Fatmirësisht jemi tre pikë larg kreut, jemi të gjithë aty. Duhet të bëjmë diçka më shumë, sidomos në ndeshjet direkte, sepse ajo që kemi bërë deri tani nuk mjafton.E vlerësoj shumë kureshtjen dhe punën tuaj, por kam humbur një derbi dhe nuk më pëlqen të flas për merkato. Është një ndeshje e humbur, kam shqetësimin se mund të lërë gjurmë dhe nuk dua këtë. Kam 22 lojtarë të mirë, me karakteristika për të qenë te Interi. Nuk po mendoj për merkato”, u shpreh Kivu pas ndeshjes.