Sot feston ditëlindjen profesori dhe mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili ndodhet në fronin e parë të luftës kundër koronavirusit.

Përmes postimeve në ‘Facebook’, Kalo ka marrë urimet nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, si dhe kryeministri Edi Rama.

Edhe Masatarliu, edhe Rama e vënë theksin se Kalo feston sot në krye të detyrës. 

URIMI NGA EDI RAMA

Dr.Tritan Kalo, njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë, ku bluzat e bardha përballen në vijën e zjarrit në një luftë që vazhdon, e feston sot ditëlindjen në krye të detyrës.

Edhe 100 doktor e paç shëndet e forcë të bësh pa u plakur kurrë detyrën tënde fisnike.

URIMI NGA MANASTIRLIU

Prof. Tritan Kalo ka sot ditëlindjen! Nuk kishte se si kjo ditë ta gjente larg pacientëve dhe kolegëve të tij në spitalin infektiv, duke shërbyer me profesionalizëm e devotshmëri siç ka bërë e bën çdo ditë.

Krenare për çfarë përfaqësoni dhe e nderuar të punoj me profesionistë dhe njerëz të rrallë si ju!

Edhe 100 prof. Tani! Gëzuar nga zemra