12korrik 2015– Oficeri i RENEA-s, Ibrahim Basha është vrarë me një mitraloz të tipit “Gulinov”. Ekspertët kanë bërë ekzaminimin e armëve të përdorura nga grupi i zjarrit në Lazarat tre javë më parë. Basha u godit nga një plumb në kokë i cili shpoi edhe helmetën mbrojtëse, duke humbur jetën menjëherë.
Veç tij në 24 qershor u plagosën edhe dy efektivë të tjerë.
Armët u gjetën në një pus uji të fshatit ku ishin fshehur pas përleshjes me policinë. Edhe pse u dyshua se krimi është kryer me snajper, përfundimi i ekspertizës dha përgjigjen zyrtare. Autoret e akuzuar per krimin jane vellezerit Arbion dhe Alban Aliko.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





