Anëtarët e familjes mbretërore britanike nuk mund të vendosin rripat e sigurimit. Rregulli është shumë i çuditshëm duke marrë parasysh se rripat e sigurimit janë një element i rëndësishëm i sigurisë gjatë udhëtimeve në makinë, gjë që është e rëndësishme për çdo njeri dhe veçanërisht familjen mbretërore.

Pra, pse nuk vendosen rripat e sigurimit?

Eksperti britanik i sigurisë, Michael Chandler, tha se anëtarët e familjes mbretërore kanë hequr dorë nga rripat e sigurimit për shkak të situatave emergjente në të cilat mund të hasen. Paradoksalisht, familja mbretërore nuk vendos rripa sigurimi, për hir të sigurisë së tyre.

Sa i përket ligjshmërisë, Chandler tha: “Ata nuk kanë gjasa të arrestohen apo gjobiten për rastet kur thyejnë këtë rregull.”

Megjithatë, në udhëtimet e gjata gjërat janë ndryshe: “Në ato raste kur ata udhëtojnë relativisht shpejt nëpër Londër ose në autostrada – ata me siguri do t’i vendosin rripat e sigurimit.”