Aroma e kësaj bime është e njohur për shumë njerëz si “mbretëresha i të gjitha aromave”, por pak njerëz e dinë se sa pozitivisht ndikon tek njerëzit dhe për çfarë shërben. Lulja e jaseminit neutralizon emocionet negative si pasiguria, zemërimi, ankthi dhe lehtëson depresionin.
Kjo është arsyeja pse disa e quajnë atë si”bima e lumturisë”, sepse me të vërtetë ka një efekt pozitiv tek njerëzit. Ka disa lloje jasemini, por vetëm dy janë të përshtatshme për vajra esencialë për shkak të aromës specifike për të cilën njihet Jasminum officinale dhe Jasminum grandiflorum.
Shkencëtarët gjermanë kanë konfirmuar se aroma e jaseminit ka një efekt të dobishëm në psikikë dhe rrjedhimisht në trup. Profesori Hans Hutt dhe ekipi i tij publikuan rezultatet e hulumtimit të tyre në Journal of Biological Chemistry.
“Rezultatet e hulumtimit i konsiderojmë si dëshmi. Aroma e jaseminit mund të jetë një zgjedhje më e mirë se ilaçet e ndryshme për trajtimin e ankthit, pagjumësisë, qetësimit e kështu me radhë”, tha ai.
Edhe pse kjo bimë nuk është shumë e vështirë për t’u mirëmbajtur, këshilla është që nëse nuk jeni në gjendje, blini një vaj esencial me bazë jaseminin.